Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

875 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 November 2007

AKK bën thirrje për mirmenaxhim dhe parandalim të keqpërdorimit të parasë publike

PRISHTINË, 14 nëntor 2007 - Ditëve të fundit Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit ka pranuar nga qytetarët numrin më të madh të denoncimeve për keqpërdorime dhe abuzime me paranë publike në shuma të mëdha nga zyrtar të institucioneve qendore dhe ato lokale.

Tani që fundi I vitit po afrohet keqpërdorimi me paranë publike rrit abuzimin me detyrën zyrtare dhe njëkohësisht shërben si mjetë për përfitime në kanale të tjera.

Buxheti I Kosovës është harxhuar vetëm 30% gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2007, ndërsa tani informacionet alarmojnë për shpërdorime të mëdha në numër dhe në vlerë nga ana e shumë institucioneve të të dy niveleve

Duke marr informacione për tendencën në rritje të skajshme të keqpërdorimit të parasë publike AKK-së mbështetet në të drejtën ligjore që I takon për të bërë thirrje publike, tek institucionet kosovare që të marrin masa për parandalimin e çdo lloj keqpërdorimi dhe abuzimi me paranë. Është elementë fundamental për çdo zyrtare i cili është i angazhuar në institucionet publike të ndjejë përgjegjshmëri dhe ndërgjegjshmëri ndaj parasë publike të cilat janë të qytetarëve të Kosovës të vendit më të varfër në Evropë.

Agjensioni apelon tek të gjitha institucionet kosovare që të demonstrojnë edukatë dhe përgjegjshmëri ndaj shpenzimit të buxhetit të Kosovës, të kultivojnë mirmenaxhimin, dhe të heqin dorë nga keqpërdorimet, abuzimet dhe korrupsioni fenomene rrënues për shoqërinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Agjensioni poashtu kërkon nga institucionet bërjen transparente të të gjitha procedurave të shpenzimit të parasë publike, ndërsa dëshiron të sensibilizojë dhe inkurajojë publikun I cili duhet të vazhdojë të raportojë e informojë në mënyrë që këto, fenomene të parandalohen në kohë dhe mënyrë efektive.

Agjensioni paralajmëron Kleptokratët se nuk do të rri duar kryq karshi keqpërdorimit dhe abuzimit të parasë që me ligj u takon qytetarëve të Kosovës. Agjensioni sinjalizon fuqishëm çdo zyrtarë të institucioneve qendrore e lokale se nuk mund ti shpëtojnë sanksioneve për keqpërdorime edhe nëse pas një kohe ai nuk e ushtron detyrën aktuale. Agjensioni, në të ardhmen do ti hetojë të gjitha rastet e raportuara si të dyshuara për korrupsion.


Për më shumë informata kontaktoni zyren per informim 
Mefail Bajqinovci 
Tel: 038/ 248 - 564
Mob:044/148-823
E-maili: mefal.bajqinovci@ks-gov.net

Kthehu tek lajmet tjera