Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

872 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 July 2007

Publikimi i punës së Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2007

Z. Preteni u perqendrua në dhenien e informacionit mbi rastet e denoncuara pranë Agjensionit për ceshtjet korruptive në Kosovë, hetimet administrative të kryera dhe ato të proçedura në Prokurorinë Publike të Kosovës, shkallën e deklarimit të pasurive nga zyrtarët e lartë, parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe regjistrimin e dhuratave, çështje që kanë të bëjnë me buxhetin dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore si dhe evidentoi një sërë arritjesh e problemesh të ndeshura. 

Gjithashtu u paraqitën disa raste konkrete që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e buxhetit të konsoliduar të Kosovës, abuzimet me detyrën publike, proçedura tenderimesh në mospërputhje me bazën ligjore, ekzistenca e nepotizmit në institucionet qendrore, etj. 

Gjatë prezantimit u theksua fakti se megjithë problemet e hasura që derivojnë nga një buxhet i cunguar, burime njerëzore të pakta e mungesë kapacitetesh, mungesë mbështetje të duhur nga organet përkatëse, në këto gjashtë muaj Agjensioni ka arritur të ndërmarri e të kryej me sukses disa iniciativa si në fushën e zbatimit të ligjit po ashtu dhe në parandalimin e korrupsionit dhe edukimin e publikut

Z. Preteni nënvizoi faktin se në këto perpjekje të përbashkëta është shumë thelbësore rritja e besueshmërisë së publikut në punën e kryer nga Agjensioni dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe i ndërsjelltë midis tyre. Në këtë aspekt, vlen të përmendet dhe bashkëpunimi i shtuar me organet qendrore dhe partnerët ndërkombëtar. 

Për më shumë informacion mund të kontaktoni pranë Agjensionit në numrin e telefonit (0) 38 248 563/112. 

Kthehu tek lajmet tjera