''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

60067 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 September 2023

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit Yll Buleshkaj priti në takim drejtoreshën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Malin e Zi, znj. Jelena Perović

Sot, në takimin e mbajtur mes Drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit , z.Yll Buleshkaj dhe drejtoreshës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Malin e Zi (Agencija za sprječavanje korupcije), znj. Jelena Perović, u diskutua për temat e parandalimit të Korrupsionit, me theks të veçantë në bashkëpunimin e ndërsjellë me qëllim të sigurimit të një ambienti më me integritet në institucionet e vendeve respektive. Gjatë takimit u preken edhe tema tjera të rëndësishme për sa i përket qeverisjes së mirë transparencës dhe llogaridhënies.

Drejtori Yll Buleshkaj falënderoi znj. Perović për vizitën në Kosovë dhe në APK dhe për mbështetjen e saj si për shkëmbimin e përvojave në sferën e integritetit institucional, respektivisht në hartimin, aprovimin dhe monitorimin e planeve të integritetit. Buleshkaj, po ashtu, listoi disa nga sukseset e arritura nga Agjencia duke përfshirë reduktimin e rasteve të bartura ndër vite, përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet vendore , përmirësimin e kapaciteteve profesionale të stafit, dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian.

Drejtoresha Perović, shprehi mirënjohje për punën dhe angazhimin e APK-së në parandalimin e korrupsionit dhe theksoj që Agjencitë tona kanë rëndësi të madhe në parandalimin e korrupsionit në vendet tona. APK e Malit të Zi vazhdon të jetë e gatshme të përkrah APK-në në zbatimin e mandatit të saj qoftë përmes shkëmbimit të praktikave, organizimit të vizitave, shkëmbimit të dokumenteve apo aktivitetet tjera promovuese.

Të dy drejtorët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për fuqizimin të mekanizmit të sinjalizimit, shqyrtimit kundërkorrupsion të legjislacionit dhe parandalimin e konfliktit të interesit si fusha të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendeve tona.

Kthehu tek lajmet tjera