''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59930 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 April 2023

Drejtori i APK-së Yll Buleshkaj paraqet në Kuvendin e Kosovës raportin vjetor punës janar- dhjetor 2022

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj së bashku me z. Afrim Atashi, Drejtor Departmenti dhe z. Frasher Murtezaj zv. Drejtor Departmenti, kanë paraqitur sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit raportin vjetor të punës së Agjencisë për periudhën janar- dhjetor 2022.

Raportimin para Grupit Parlamentar, Drejtori Yll Buleshkaj e nisur me trajtimin e rasteve në procedurën e hetimeve paraprake gjatë vitit 2022, ku Agjencia trajtoi gjithsej 619 raste nga të cilat 267 janë përcjellë në prokurori dhe polici për procedim të mëtutjeshëm, 4 janë deleguar për trajtim në institucione të tjera, 16 janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 267 janë mbyllur, ndërsa 65 janë në procedurë. Ndërsa, në raport me trajtimin e rasteve për parandalimin e konflikti të interesit, theksoi se Agjencia trajtoi gjithsej 233 raste.

Në lidhje me deklarimin vjetor të pasurisë, Drejtori Buleshkaj theksoi se është shënuar një rritje e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të lartë publik për ta deklaruar pasurinë brenda afateve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe nga gjithsej 4 mijë e 748 subjekte deklaruese, 4 mijë e 687 ose 98.72 për qind e deklaruan pasurinë sipas afatit, ndërsa 61 ose 1.28 për qind të zyrtarëve nuk e respektuan afatin ligjor të deklarimit të pasurisë.

Ndërsa në lidhje me rastet e trajnuara në parandalimin e Korrupsionit në prokurimin publik, ai tha se Agjencia ka shënuar dyfishin e veprimeve të trajtimit të rasteve, krahasuar me vitet paraprake. “Agjencia ka trajtuar 218 raste lidhur me aktivitetet e prokurimit publik, të cilat me vendim janë iniciuar nën dyshimin e arsyeshëm për shkelje ligjore me elemente korruptive në aktivitetet e prokurimit që kanë rezultuar me nxjerrjen e 211 opinioneve, prej të cilave 162 opinione janë respektuar nga ana e institucioneve, 49 opinione nuk janë respektuar, 33 raste janë dërguar për hetim paraprak, ndërsa 7 raste janë mbyllur”, theksoi Buleshkaj.

Krahasuar me vitin 2021, rritje të rasteve ka shënuar edhe numri paraqitjes së rasteve të sinjalizimit dhe trajtimi i tyre ka theksuar, Drejtori Yll Buleshkaj.

Në raportin vjetor të paraqitur në Kuvend, Drejtori Yll Buleshkaj iu përgjigj interesimeve të Deputetëve në lidhje me raportin vjetor, ndërsa theksoi se karakteristikë e performancës së Agjencisë për vitin 2022, është rritja e besimit të opinionit publik në Agjenci të cilës i kontribuoi forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së Agjencisë si dhe rritja e dinamikës së veprimeve për trajtimin e rasteve në kohë.

Kthehu tek lajmet tjera