''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54812 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 June 2022

Intensifikohet bashkëpunimi mes institucioneve homologe Kosovë-Shqipëri për deklarimin të pasurisë dhe verifikim

Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj u prit sot nga Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri, Evgjeni Bashari.

Shkëmbimi i përvojave në administrimin e procesit të deklarimit elektronik dhe verifikimin e pasurisë, ishin temë diskutimi mes Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj me znj. Evgjeni Bashari, Inspektore e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) në Shqipëri.

Në takimin mes përfaqësuesve të dy institucioneve, ekspertët nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, prezantuan para ekipit të AKK-së, procesin e realizimit të projektit për deklarimin elektronik të pasurisë dhe metodologjinë e zhvilluar, përfshirë edhe sfidat që e kanë shoqëruar këtë proces.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për AKK-në, me theks të veçantë përvojat e nga ILDKPKI në kuptimin e avancimit të sistemit të deklarimit të pasurisë në atë elektronik që do të fillojë për here të parë edhe në Kosovë si dhe evidentimin e vështirësive të mundshme që mund të dalin gjatë procesit.

Ndërsa, znj. Bashari tha se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri, do të ofrojë bashkëpunimin të vazhdueshëm dhe përkrahje për Agjencinë kundër Korrupsionit kurdo që të jetë e nevojshme nga vlerësimet e ndërsjella.

Drejtori i AKK-së, z.Yll Buleshkaj e falënderoi Inspektoren e Përgjithshme të ILDKPKI-së, znj. Evgjeni Bashari për bashkëpunimin dhe e ftoj që të viziton AKK-në, ndërsa dy udhëheqësit e institucioneve u zotuan për vazhdimin e ndërsjellë të komunikimit dhe shkëmbimin e përvojave me interes për të dyja institucionet.

Kthehu tek lajmet tjera