''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54803 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 May 2022

Yll Buleshkaj: Bashkëpunimi rajonal do na ndihmoj për shkëmbim te përvojave dhe informatave si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në përmbushjen e obligimeve tona për luftimin e korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit Yll Buleshkaj po merr pjesë Konferencën Rajonale në Kroaci me temën “Kultura e Integritetit: Masat përforcuese kundër korrupsionit”.

Organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë në bashkëpunim me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar, në Shibenik të Kroacisë, ka filluar punimet konferenca dy ditore, me temën “Kultura e Integritetit: Masat përforcuese kundër korrupsionit” që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal duke trajtuar luftimin e korrupsionit nëpërmjet, transparencës, përgjegjësinë dhe llogaridhënien e institucioneve publike në relacion me luftimin e korrupsionit.

Në adresimin e tij, në konferencë, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovës për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në luftimin e korrupsionit, ndërsa, ka theksuar se sfida e vazhdueshme për të gjithë mbetet sigurimi i sektorit publik transparent, të përgjegjshëm dhe me integritet të lartë që i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe fitores sonë në luftën kundër korrupsionit.

“Bashkëpunimi rajonal do na ndihmoj për shkëmbim te përvojave dhe informatave si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në përmbushjen e obligimeve tona për luftimin e korrupsionit’’ ka thënë Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Agjencive Kundër Korrupsionit nga Kosova, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegvonia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

Kthehu tek lajmet tjera