Yll Buleshkaj: Të gjitha hetimet administrative nga AKK realizohen me barazi të plotë të trajtimit, pa paragjykime politike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupcionit, Yll Buleshkaj u prit sot në takim nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGJK), Albert Zogaj për të diskutuar për avancimin e bashkëpunimit mes AKK-së dhe KGJK-së për parandalimin dhe luftimin e korrupcionit në Kosovë.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë që paraqet sistemi gjyqësor në trajtimin e rasteve korruptive.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj e njoftoi kryesuesin e KGJK-së, Albert Zogaj për procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ndërsa theksoi zotimin së Agjencisë kundër Korrupcionit se të gjitha hetimet administrative nga AKK, realizohen me barazi të plotë të trajtimit pa paragjykime politike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera.