''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54751 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 March 2022

Udhëheqësit e dy institucioneve diskutojnë për avancimin e legjislacionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit Drejtori i agjencisë kundër korrupsionit Yll Buleshkaj u takua me ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu

09 shkurt 2022, Prishtinë

Çështjet e plotësimit dhe ndryshimit të ligjeve që plotësojnë dhe ndryshojnë mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe fushëveprimin e AKK-së në relacion me deklarimin e pasurisë dhe hetimet administrative, ishin temë diskutimi mes Drejtorit të AKK-së, Yll Buleshkaj dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj kërkoi nga Ministrja e Drejtësisë znj. Haxhiu bashkëpunimin që te evitohen zbrazëtirat ligjore nëpërmjet amandametimit të ligjeve të reja që rregullojnë fushëveprimin e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Në takimin e përbashkët të dy udhëheqësit e institucioneve diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët dhe ndërmarrjen e veprimeve në fushën e mbrojtës së sinjalizuesve dhe forcimin e mekanizmave në parandalimin e konfliktit të interesit.

Kthehu tek lajmet tjera