''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54725 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 March 2022

FILLON PROCESI I DEKLARIMIT TË RREGULLT VJETOR TË PASURISË SË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK

DREJTORI I AKK-SË YLL BULESHKAJ: NË VITIN 2021, AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT KA USHTRUAR RRETH 140 KALLËZIME PENALE, NDËRSA VETËM NË MUAJIN SHKURT 2022 JANË DORËZUAR EDHE 43 RASTE NË PROKURORINË E SHTETIT. NË LISTËN E KALLËZIMEVE PENALE PËRFSHIHEN ZYRTARË TË LARTË NGA NIVELI I MINISTRIT, SEKRETARË TË PËRGJITHSHËM, PROKUROR, GJYQTAR E DERI TE ANËTARËT E KUVENDEVE KOMUNALE

 

Prishtinë, 01 mars  2022

Bazuar në Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, më 01.mars 2022, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të  gjithë zyrtarët e lartë publik  janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 01 deri më 31 mars 2022 Deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik.

Në njoftimin e dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se mos- deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Në lidhje me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, Agjencia kundër korrupsionit ka dërguar të gjitha informatat në institucionet publike dhe ka kërkuar që  formularin e deklarimit të pasurisë ta plotësojnë me të dhënat e kërkuara në pajtim me udhëzuesin e pranuar nga AKK. Agjencinë kundër Korrupsionit pranon vetëm formularët e kompletuar.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit,  duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklarues. 

Me qëllim të theksimit të rëndësisë të raportimit të saktë dhe në kohë të pasurisë,  subjekteve deklaruese informohen që lidhje me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare sipas nenit 430 të Kodit Penal të Kosovës  Kodi Nr. 06/L-074” në vitin 2021, Agjencia ka ushtruar rreth 140 kallëzime penale, ndërsa vetëm në muajin shkurt 2022 janë dorëzuar edhe 43 raste në Prokurorinë e Shtetit. Në listën e kallëzimeve penale përfshihen zyrtarë të lartë nga niveli i ministrit, sekretarë të përgjithshëm, prokuror, gjyqtar e deri te anëtarët e kuvendeve komunale.

 

Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës së  zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë  për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb-faqen zyrtare të AKK-së:  https://www.akk-ks.org/.

Kthehu tek lajmet tjera