''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54720 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 February 2022

Udhëheqësit e dy institucioneve, Kosovë- Shqipëri diskutojnë për bashkëpunim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj u takua sot me Inspektoren e Përgjithshme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shiqipëri, znj. Evgjeni Bashari.

 

                                                                                                                                                  ​10 shkurt 2022, Tiranë

 

Avancimi i politikave në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe administrimi i procesit të deklarimit elektronik  të pasurisë, ishin temë dikstutimi mes Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj me znj. Evgjeni Bashari, Inspektore e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri.

Në takimin e përbashkët, dy udhëheqësit e institucioneve, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave për deklarimin elektronik të pasurisë dhe përvojën e  Republikës së Shqipërisë përgjatë realizimit të këtij projekti.

Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj e informoi Inspektoren e Përgjithshme të ILDKPKI-së, znj. Evgjeni Bashari me mandatin dhe fushëveprimin ligjor të AKK-së, ndërsa theksoi se Agjencia kundër Korrupsionit, aktualisht është në fazën e trajtimit të metodologjisë për deklarimin elektronik  të  pasurisë dhe se shkëmbimi i përvojave dhe informatave me ILDKPKI - në  është i rëndësishëm për shmangjen e mangësive dhe evidentimin e  vështirësive të mundshme që mund të dalin gjatë procesit.

Në takimin e përbashkët, dy udhëheqësit e institucioneve u dakortësuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë në shkëmbimin e përvojave me interes për të dyja vendet në parandalimin dhe luftën kundër e korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera