''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

49337 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 April 2021

Nga gjithsej 4892 zyrtarë të lartë publik, 4783 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë

Prishtinë, 27 prill  2020

 Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik ka përfunduar me 31 mars 2021.

Duke aplikuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për respektimin masave të mbrojtës nga Pandemia  Covid 19, procesi i deklarimit të pasurisë, është realizuar nëpërmjet pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë në mënyrë elektronike.

 Agjencia kundër Korrupsionit njofton se nga gjithsej 4892 e  numrit të zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4783 zyrtarë të lartë publik ose (97.77%), duke përmbyllur procesin e deklarimit të rregullt  vjetor të pasurisë.

 Nga numri i  përgjithshëm prej 4892 të zyrtarëve të lartë publik që  kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4783 zyrtarë të lartë publikë  kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor,  56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28  nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me  ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit,  Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare  si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.

Marr parasysh intensitetin e  shtuar të punës, situatën e paraqitur nga Pandemia  Covid 19, si dhe  formularët e deklarimit të pasurisë  të  pranuar në email adresa të ndryshme të AKK-së,  me  qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale,  AKK ju  bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara,  nëse kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara, të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected].  

 

Tabela e Deklarimit të pasurisë :
Tabela Deklarimi i rregullt vjetor 2021

Lista e zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë DRV 2021:
Lista e zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë

Kthehu tek lajmet tjera