Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

49327 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 March 2021

Agjencia kundër Korrupsionit publikoi raportin vjetor të punës për vitin 2020

Agjencia kundër Korrupsionit nëpërmjet konferencës për media, publikoi  sot  raportin vjetor të punës për vitin 2020, 

Në konferencën për media,  Drejtori Agjencisë  kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli prezantoi aktivitetet e AKK-së, të realizuara përgjatë vitit 2020 lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, hetimet  në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit dhe informata mbi parandalimin dhe trajtimin e  rasteve të konfliktit të interesit gjatë dhe pas ushtrimit të funksionit publik.

Në  konferencën për media Drejtori i AKK-së, z. Shaip Havolli prezantoi edhe informatat në lidhje me  parandalimi  të korrupsionit gjatë monitorimit të aktiviteteve në prokurimin publik zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe dërgimin e kallëzimeve penale në prokuroritë kompetente, përcjellja e kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore për shkeljet e dyshuara administrative;

Për më shumë informata, ju lutemi shkarkoni këtë link: Agjencia kundër Korrupsionit (raporte)

Kthehu tek lajmet tjera