Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

49318 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 March 2021

Drejtori i AKK-së z. Shaip Havolli priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës znj. Carin Lobbezoo

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj,  znj. Carin Lobbezoo me të cilën diskutoi për punën e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, kontrollin e deklarimit të pasurisë dhe forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Sh.S. Ambasadorja Lobbezoo theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në drejtim të sundimit të ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Agjencia kundër Korrupsionit vite me radhë ka përfituar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës përmes programit MATRA dhe projekteve të ndryshme me qëllim parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si dhe organizimin e ngjarjeve të shumta.

Në këtë takim, Sh.S. Ambasadorja Lobbezoo ishte e shoqëruar nga znj. Venera Ramaj, Zyrtare e Lartë për sundim të ligjit në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera