''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

49311 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 February 2021

Drejtori i AKK-së z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck Ahliny

Ambasadorja e Suedisë konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

15 shkurt 2021, Prishtinë

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadoren e Suedisë, në Kosovë Shkëlqesinë e Saj znj. Karin Hernmarck Ahliny ku u diskutua për rolin dhe fushëveprimin e  AKK-së  në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i AKK-së, z Shaip Havolli e njoftoi Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Hernmarck Ahliny për punën e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, procesin e deklarimit të pasurisë si aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për iniciativat e realizuara për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Sh.S. Ambasadorja Hernmarck Ahliny vlerësoi punën dhe progresin e arritur nga AKK dhe  konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen të Ambasadës dhe të shtetit të Suedisë për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Drejtori i AKK-së, z. Havolli falënderoi Ambasadoren Hernmarck Ahliny për përkrahjen e Qeverisë së Suedisë përmes mbështetjes së Projektit Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë (SAEK III) të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Pjesë e këtij takimi ishte edhe znj. Nasrin Pourghazian, zëvendës shefe e misionit dhe udhëheqëse për zhvillim të bashkëpunimit.

Kthehu tek lajmet tjera