''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

49248 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 February 2021

Drejtori i AKK-së z. Shaip Havolli priti në takim Udhëheqësin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian, z. Tomáš Szunyog,

BE-ja do të vazhdoj përkrahjen në luftimin e korrupsionit

02 shkurt 2021, Prishtinë 
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Shkëlqesinë e Tij z. Tomáš Szunyog, Udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian. 
Në këtë takim, Drejtori i AKK-së,  z. Havolli e  njoftoi Sh.T. Szunyog për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit dhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë. 
Sh.T. Szunyog ka vlerësuar punën dhe progresin e arritur nga Agjencia dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit në përpjekjet e përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  
Drejtori i AKK-së, z. Havolli falënderoi Udhëheqësin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, z. Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme përmes Projektit kundër Krimit Ekonomik – PECK III – projekt i Bashkimit Evropian dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, implementuar nga Këshilli i Evropës. 
Pjesë e këtij takimi ishte edhe z. Jarmo Helppikangas, Udhëheqës i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe z. Massimo Iulo Prozzo, Mbikëqyrës i Projektit PECK III. 
 

Kthehu tek lajmet tjera