''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

49239 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 December 2020

Drejtori i AKK-së z. Shapi Havolli priti në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark

EULEX dhe Agjencia Kundër Kurrupsionit së bashku kundër korrupsionit

Prishtinë, 15 dhjetor 2020

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli priti në takim z. Lars-Gunnar Wigemark, Udhëheqës i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). 

Në këtë takim z. Havolli njoftoi z. Wigemark, dhe znj. Johanna Valenius, Udhëheqëse e Sektorit të Monitorimit në EULEX, për punën dhe progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsion, dhe çështjet tjera që lidhen me fushëveprimin e AKK-së që kanë të bëjnë me ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Udhëheqës  i Misionit të EULEX –it, z. Wigemark njoftoi Drejtorin e AKK-së,  z. Havolli se si Misioni i EULEX-it monitoron rastet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë, prezantoi Raportimin e fundit të Monitorimit të Drejtësisë në Kosovë dhe e vlerësoi lartë punën e Agjencisë si dhe konfirmoi përkrahjen për Agjencinë Kundër Korrupsion dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.
 

Kthehu tek lajmet tjera