''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43653 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 June 2020

Publikohet Udhëzuesi për Autoritetet Përgjegjëse në parandalimin e konfliktit të interesit

Prishtinë, 9 Qershor 2020 -

Agjencia Kundër Korrupsionit, në vazhdim të zbatimit të kornizës ligjore në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ka përgatitur “Udhëzuesin Praktik për Autoritetet Përgjegjëse lidhur me Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Institucionet Publike”.

Ky udhëzues përmban përmbledhjen bazë të kornizës ligjore të cilat kanë për qëllim lehtësimin dhe ofrimin e propozimit për hartimin e rregullave për trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit brenda institucionit bazuar në Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Udhëzuesi është përgatitur në kuadër të asistencës profesionale që Agjencia Kundër Korrupsionit ofron për të gjitha institucionet publike – të referuara si Autoritete Përgjegjëse me Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, në mbështetje të Nenit 5, paragrafi 1, nën paragrafi 1.8, të Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Nenit 20 dhe Nenit 21 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Ky është Botimi i Parë i këtij udhëzuesi i hartuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit me të cilin synohet të mbështeten Autoritetet Përgjegjëse në punën e tyre, për identifikimin, trajtimin si dhe zgjidhjen e situatave të mundshme të konfliktit të interesit.

Shtypja e këtij udhëzuesi është mundësuar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Shpërndarja e kopjeve për Autoritetet Përgjegjëse do të bëhet në mënyrë të organizuar.

Ndërkaq kopjet elektronike mund të shkarkohen në këto lidhëza:

Udhëzuesin për Autoritetet Përgjegjëse – versioni Shqip;

Udhëzuesin për Autoritetet Përgjegjëse – versioni Serbisht;

Udhëzuesin për Autoritetet Përgjegjëse – versioni Anglisht;

 

Kthehu tek lajmet tjera