Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43652 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 June 2020

Njoftim publik

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik  përfundon me datë 19 qershor 2020

Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje  të gjithë zyrtarëve  të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë  deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën  për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi

 

Prishtinë, 09 qershor  2020

 

Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin  e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit ka vazhduar afatin e  deklarimit të pasurisë deri me datë 19 qershor 2020.  Procesi i deklarimit të pasurisë do të bëhet konform Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228.

Nga data 01 mars deri tani,  nga   gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur mbi 80% e zyrtarëve të cilët  kanë dorëzuar  formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.

 

Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje  të gjithë zyrtarëve  të  lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë  deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën  për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, siguron se AKK do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

 

Po ashtu Agjencia kundër Korrupsionit, njofton të gjitha  subjektet deklaruese së janë te obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e  marrjes së detyrës dhe pas largimit/shkarkimit, sipas ligjit në fuqi.

 

 

Me respekt,

Agjencia kundër Korrupsionit

 

Rr. "Nazim Gafurri" nr.31; 10000, Prishtinë, Kosovë; Tel: +383 38 518 907 ose 200 10 716; E-mail: info@akk-ks.org ; www.akk-ks.org

Kthehu tek lajmet tjera