Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43641 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 March 2020

Agjencia Kundër Korrupsionit publikon Raportin Vjetor të Punës për vitin 2019

Prishtinë, 31 mars 2020 –

 

Agjencia Kundër Korrupsionit, në mbështetje të Nenin 12 të Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsion, sot më datën 31 mars 2020 ka dorëzuar Raporti Vjetor të Punës për vitin 2019 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pranë Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

 

Aktivitetet në të cilat është përqendruar ky raport janë si në vijim:   

  • Zbatimi i kornizës ligjore në fushën e kundër korrupsionit;
  • Rezultatet nga procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe regjistrimi i dhuratave të pranuara, publikimi i regjistrave të formularëve të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik në web-faqen zyrtare të AKK-së;
  • Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të konfliktit të interesit gjatë dhe pas ushtrimit të funksionit publik të zyrtarëve të lartë publik dhe zyrtarëve të tjerë;
  • Rezultatet e parandalimit të korrupsionit gjatë monitorimit të aktiviteteve në prokurimin publik;
  • Zbatimi i ligjit dhe trajtimi i rasteve në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve;
  • Përcjellja e kallëzimeve penale në prokuroritë kompetente, përcjellja e kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore për shkeljet e dyshuara administrative;
  • Edukimi i zyrtarëve publik dhe aktivitetet vetëdijësuese për qytetarëve mbi kornizën ligjore dhe mekanizmat aktual  përgjegjës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

 

Raporti Vjetor i Punës mbulon periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2019. Agjencia Kundër Korrupsionit mbetet e përkushtuar në realizimin e mandatit dhe kompetencave të saj konform kornizës ligjore në fuqi në fushat që lidhen me hetimin dhe parandalimin e korrupsionit, përmes procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, deklarimit dhe regjistrimit të dhuratave të zyrtarëve publik, parandalimit të rasteve të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik, hetimin dhe zbulimin e rasteve me natyrë të korrupsionit, mbrojtjen e sinjalizuesve, përpjekjet për parandalimin e fenomenit të korrupsionit si dhe vetëdijesimin e publikut në hapat progresiv drejt krijimit të një shoqërie ku sundon rendi dhe ligji.

 

Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019 mund të gjendet në Gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze si më poshtë.

 

Raporti Vjetor i Punës së AKK 2019 – Shqip

Raporti Vjetor i Punës së AKK 2019 – Serbisht

Raporti Vjetor i Punës së AKK 2019 – English

 

Për shkak të gjendjes së krijuar me COVID – 19, nuk janë ftuar mediat, sidoqoftë, AKK mirëpret pyetjet në emailin zyrtar: info@akk-ks.net 

Kthehu tek lajmet tjera