Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43633 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 March 2020

NJOFTIM PUBLIK

17 mars 2020, Prishtinë 

 

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e  veprimeve  esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit njofton opinionin publik se do të vazhdoj punën bazuar  ne vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike.

 Me këtë rast,  Agjencia kundër Korrupsionit njofton  të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar,  nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë  në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e lartë apo personat e autorizuar në zyrat e AKK-së, ju lutemi të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në  mënyrë elektronike në adresën info@akk-ks.org, ndërsa  formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar.

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se  afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike.

 

Me respekt,

Agjencia kundër Korrupsionit

Rr. "Nazim Gafurri" nr.31; 10000, Prishtinë, Kosovë; Tel: +383 38 518 907 ose 200 10 716; E-mail: info@akk-ks.org ; www.akk-ks.org

Kthehu tek lajmet tjera