Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43632 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 March 2020

Njoftim për media

 

Agjencia kundër Korrupsion


Prishtinë, 16 mars  2020

 

 

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e  veprimeve  esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit njofton opinionin publik se do të vazhdoj punën përkitazi me vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike.

 

Me këtë rast,  bazuar në rekomandimet e  dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për shmangien e kontakteve të drejtpërdrejta, ju lutemi të gjithë qytetarëve,  që  të gjitha kërkesat dhe interesimet e juaja në raport me fushëveprimin e Agjencisë t’i drejtoni në adresën elektronike info@akk-ks.org.

 

Me  qëllim të zbatimit të vendit  Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, rekomandimet e  dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të ju shmangur kontakteve të drejtpërdrejta, AKK ju bën apel zyrtareve të lartë publik që brenda mundësive të tyre teknike, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në mënyrë elektronike në adresën info@akk-ks.org.

 

Agjencia kundër korrupsionit, njofton institucionet publike të Kosovës, saktësisht zyrtarët e lartë publik se procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2020 do të vazhdoj të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë.

 

Agjencia kundër Korrupsion vlerëson se  afati i deklarimit të pasurisë do të shtyhet edhe për një periudhë të caktuar, duke mos përcaktuar ndonjë afat ( datë të caktuar për shkak të situatës së krijuar). 

 

Për të gjitha ndryshimet AKK do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike.

 

 

Me respekt,

Agjencia kundër Korrupsionit

Rr. "Nazim Gafurri" nr.31

10000, Prishtinë, Kosovë

Tel: +383 38 518 907 ose 200 10 716

E-mail: info@akk-ks.org 

ëëë.akk-ks.org

Kthehu tek lajmet tjera