''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43626 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 March 2020

Vazhdon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

 

Në ditën e gjashtë, nga fillimi i procesit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 295 zyrtarë të cilët  kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë në AKK 


Prishtinë, 06 mars  2020

Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2020 ka vazhduar të realizohet në pajtim me në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

Procesi i deklarimit vjetor të pasurisë i nisur me datë 01 mars do të përfundoj më  31 mars 2020 dhe janë  gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit.  

Në ditën e gjashtë, nga fillimi i procesit të deklarimit të rregullt vjetor të  pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 295 zyrtarë të cilët  kanë dorëzuar  formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.

 Zyrtarët publik  mund ta bëjnë deklarimin pasurisë në AKK në mënyrë fizike dhe elektronike ndërsa në funksionim të mbarëvajtjes sa më efikase të procesit të deklarimit të pasurisë, ,  Agjencia kundër Korrupsion ka në shërbim numrat e telefonit :  +383 (0) 38-518-964;  (0)38-200 10 728 ; dhe +383 (0) 38-518-912;  (0)38-200 10 731 .

Kthehu tek lajmet tjera