21 Janar 2020, Prishtinë
Agjencia Kundër Korrupsionit ka organizuar tryezën e diskutimin mbi çështjet e zbatimit të ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.
Tryeza kishte për qëllim prezantoj rolin e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe rolin e Autoriteteve Përgjegjëse karshi zbatimit të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Po ashtu janë diskutuar sfidat dhe natyra e rasteve të trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, bashkëpunimi ndër-institucional për të adresuar këto sfidat dhe arritur zbatim sa më efikas të kornizës ligjore në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.
Anëtarë të panelit në këtë tryezë ishin: z. Shaip Havolli, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, z. Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit, znj. Afërdita Bytyçi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe znj. Lana Owens, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (OPDAT), Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë tryezë diskutimi ishin: Gjyqtarë, Prokurorë, Përfaqësues të Policisë, Doganës, Administratës Tatimore të Kosovës, Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit.