''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38071 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 May 2019

Agjencia Kundër Korrupsionit merr pjesë në takimet e Komitetit Drejtues të Projektit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

Prishtinë, 16 dhe 17 Maj 2019

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, z. Shaip Havolli dhe stafi tjetër menaxhues morën pjesë në dy takime me Komitetin Drejtues të organizuar nga Projekti i Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik  - PECK II më datën 16 dhe 17 Maj 2019. Qëllimi i takimeve ishte: të arriturat e projektit PECK II, konsultimet rreth identifikimit të fushave në lidhje me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit që do të mbulohen gjatë fazës së ardhshme të Projektit.  

Projekti PECK II, Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës ka ofruar asistencë profesionale, ekspertizën e ofruar dhe kontributin e dhënë në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar e pastrimit të parasë. 

Pjesëmarrësit në këtë punëtori kanë qenë: Përfaqësuesit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, Agjencia kundër Korrupsionit, Njësia për Inteligjencë Financiare, Banka Qendrore, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit, Gjykata Themelore e Prishtinës, Prokuroria Speciale, Dogana, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Akademia e Drejtësisë, Qendra e Integruar për Menaxhim të Kufijve, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Administrata Tatimore, Ministria e Financave, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Integrimeve Evropiane, Zyra e BE-së.

Kthehu tek lajmet tjera