''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38055 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 April 2019

Ambasadori i Shqipërisë viziton Agjencinë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 03 Prill 2019 -

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin Minxhozi për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit, aktualisht me procesin e deklarimit të rregullt të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, për ndryshimet e kornizës ligjore – ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion dhe Ligjit për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë në drejtim të forcimit të mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Sh.T. Ambasadori Minxhozi theksoi se vlerëson punën që është duke bërë ky institucion dhe vuri theks të veçantë bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet institucioneve homologe të të dyja vendeve.

Kthehu tek lajmet tjera