''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38050 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 March 2019

Agjencia Kundër Korrupsionit publikon Raportin Vjetor të Punës për vitin 2018

Prishtinë, 29 mars 2019 –

z. Shaip Havolli, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit prezantoi të gjeturat kryesore të Raportit Vjetor të Punës për vitin 2018.  Në mbështetje të Nenin 12 të Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsion, Raporti Vjetor i Punës për vitin 2018 i Agjencisë është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pranë Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Aktivitetet në të cilat është përqendruar ky raport janë si në vijim:  

- Zbatimi i kornizës ligjore në fushën e kundër korrupsionit;

-Parandalimi ose eliminimi shkaqeve të korrupsionit përmes procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe regjistrimi i dhuratave të pranuara, publikimi i regjistrave të formularëve të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik në web-faqen zyrtare të AKK-së,

 -Parandalimi i konfliktit të interesit dhe parandalimi i korrupsionit në aktivitetet e Prokurimit Publik;

 -Përcjellja e kallëzimeve penale në prokuroritë kompetente, përcjellja e kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore për shkeljet e dyshuara administrative, monitorimi i zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit;

  -Edukimi i zyrtarëve publik dhe qytetarëve mbi kornizën ligjore dhe mekanizmat aktual  përgjegjës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit është i hartuar për periudhën 01 Janar 2018 deri 31 Dhjetor 2018 dhe pasqyron progresin e arritur, aktivitetet e realizuara, bashkëpunimet me institucionet tjera, pjesëmarrjen në trajnime, buxhetin e Agjencisë dhe të gjitha detajet tjera siç kërkohet me dispozitat ligjore për raportim pranë Kuvendi të Republikës së Kosovës.

Agjencia Kundër Korrupsionit mbetet e përkushtuar në realizimin e mandatit dhe kompetencave të saj konform kornizës ligjore në fuqi në fushat që lidhen me hetimin dhe parandalimin e korrupsionit, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,  parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë publik dhe parandalimin e korrupsionit në aktivitete e prokurimit publik.

Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2018 mund të gjendet në Gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze si më poshtë.

Raporti Vjetor i Punës së AKK 2018 – Shqip

Raporti Vjetor i Punës së AKK 2018 – Serbisht

Raporti Vjetor i Punës së AKK 2018 – English

 

Kthehu tek lajmet tjera