''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38042 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 March 2019

z. Havolli priti në takim Ambasadorin e Anglisë, Sh.T O’Connell

Prishtinë, 21 mars 2019 - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij z. Ruairí O’Connell.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin O’Connell për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit. 

Sh.T. Ambasadori O’Connell konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Anglisë për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën me përkushtim të këtij institucioni. Anglia do të vazhdoj të mbështes Agjencinë Kundër Korrupsion përmes projekteve të ndryshme në mandatin e saj parandalues.

Në takim po ashtu u diskutua për progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit karshi Zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dhëna gjatë Samitit të Londrës (2019).

 

Kthehu tek lajmet tjera