''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38034 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 March 2019

Vazhdon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 8 mars 2019 - Nga 1 marsi 2019 ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë dhe ligji Nr. 04/l-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/l-050, janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në njoftimin dërguar të gjithë zyrtarëve publik, Agjencia Kundër Korrupsionit kërkon që, në përputhje me afatet ligjore, të gjithë pozitat deklaruese të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Agjencia Kundër Korrupsionit është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. 

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).

Nga data 1 mars deri më 8 mars 2019, (sipas përditësimit të të dhënave të datës 8 mars 2019 në ora 15:00) numri i Zyrtarëve të Lartë që kanë dorëzuar formularët e Deklarimit të Pasurisë është: 234.

Kthehu tek lajmet tjera