Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

37843 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 December 2018

Agjencia mban një ligjëratë për studentët e Universitetit të Mitrovicës

12 dhjetor 2018 - Agjencia Kundër Korrupsionit ka mbajtur një ligjëratë mbi misionin, fushëveprimtarinë dhe kompetencat e Agjencisë për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik të Mitrovicës.

Zyrtarët e lartë të Agjencisë, z. Agron Behrami dhe z. Esad Ejupi kanë informuar studentët mbi, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, praktikat dhe procedurat e punës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera, si: policia, prokuroritë, organet rregullative dhe mbikëqyrëse të prokurimit, etj., por edhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në kryerjen e detyrave brenda përgjegjësive të përcaktuara me ligj.  

Gjatë seancës së pyetjeve për udhëheqësit e Agjencisë, studentët me pyetjet e tyre konkrete, janë interesuar për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, mënyrën e nisjes së një hetimi, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve, bashkëpunimin me institucionet e tjera, situatat e konflikti te interesit, si dhe për kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet të gjitha rastet e dyshuara të korrupsionit.

Ligjërata për studentët është realizuar në kuadrin e aktiviteteve të Universitetit Publik të Mitrovicës për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit" si dhe  aktiviteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për zgjerimin e partneritetit me institucionet akademike që kanë për synim rritjen reciproke të standardeve profesionale përmes një bashkëpunimi të strukturuar. 

 

Kthehu tek lajmet tjera