''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

37842 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 December 2018

Bashkëbisedim mbi etikën dhe integritetin me nxënësit e shkollave të mesme

11 dhjetor 2018 – Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli ishte pjesë e një bashkëbisedimi me nxënësit e shkollës “Don Bosko” mbi rolin e gjeneratave të reja në formësimin e vlerave të së nesërmes, me theks të veçantë mbi dukurinë e  korrupsionit si një e keqe që i kanoset të ardhmes së vendit.

Në këtë bashkëbisedim, përveç drejtorit Havolli, ishin të pranishëm edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, dhe përfaqësuesi i Ambasadës Italiane në Kosovë, Matteo Corradini.

Transparenca, integriteti individual dhe institucional dhe etika e sjelljes ishin temat që u zbërthyen përgjatë një bisede interaktive me nxënës dhe rolin që ato luajnë në ngritjen e një shoqërie të shëndoshë dhe me perspektivë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2018 dhe kishte për synim ndërtimin e integritetit të të rinjve përmes edukimit dhe vetëdijesimit të tyre për rreziqet që sjellë korrupsioni. 

Kthehu tek lajmet tjera