Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

37795 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 November 2018

Prokurorët e rinjë njoftohen me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 21 nëntor 2018 - Agjencia Kundër Korrupsionit priti sot për një ligjëratë njoftuese dhe diskutim me prokurorët e rinjë nga Prokuroria e Shtetit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast është mbajtur një ligjëratë mbi fushë veprimtarinë dhe punën e Agjencisë.

Drejtori i Departamentit për luftimin e Korrupsionit z. Blerim Kelmendi dhe Drejtori i Departamentit për parandalimin e Korrupsionit z. Afrim Atashi kanë informuar grupin e prokurorëve mbi misionin, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit.  Prokurorët u njoftuan me praktikat dhe procedurat e punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit, si: Policia e Kosovës, Dogana, Administrata Tatimore, Njësia e Inteligjencës Financiare, organet tjera mbikëqyrëse të prokurimit publik, etj., por edhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në kryerjen e detyrave brenda përgjegjësive të përcaktuara me ligj.

Gjatë diskutimit me udhëheqësit e Agjencisë, prokurorët janë interesuar për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, mënyrën e nisjes së një hetimi, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve, bashkëpunimin me institucionet e tjera, si dhe për kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet të gjitha rastet e dyshuara të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera