''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

37767 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 November 2018

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ligjëratë për studentët e Kolegjit Universum

Agjencia Kundër Korrupsionit ka organizuar një ligjëratë për studentët e Departamentit të Shkencave Politike të Kolegjit Universum mbi misionin dhe fushëveprimtarinë e Agjencisë, mekanizmin e luftës kundër korrupsionit në Kosovë, dhe aspektet operacionale të punës dhe bashkëpunimit me institucionet relevante.

Ligjërata me studentët e Kolegjit Universum është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për zgjerimin e partneritetit me institucionet akademike që ka për synim rritjen e standardeve profesionale përmes një bashkëpunimi të planifikuar, si dhe veprimtarive për ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e luftimit të korrupsionit.

Drejtorët e departamenteve z. Blerim Kelmendi dhe z. Afrim Atashi kanë informuar grupin e studentëve të shkencave politike mbi misionin, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, praktikat dhe procedurat e punës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera, por edhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në kryerjen e detyrave brenda përgjegjësive të përcaktuara me ligj.

Gjatë seancës së pyetjeve për udhëheqësit e Agjencisë, studentët janë interesuar për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, bashkëpunimin me institucionet e tjera, procedurat hetimore, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve,  si dhe për kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet rastet e dyshuara të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera