Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

37751 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 November 2018

Agjencia prezanton Ligjin e ri për parandalimin e konfliktit të interesit para institucioneve publike

Prishtinë, 12 nëntor 2018 - Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë një prezantim mbi Ligjin e ri për parandalimin e konfliktit të interesit për përfaqësuesit e  institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky prezantim është pjesë e aktiviteteve informuese të Agjencisë që kanë për synim rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me institucionet shtetërore.  

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte njoftimi me risitë që sjell Ligji i ri për Konfliktin e Interesit, për rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe rolin e institucioneve individualisht, rolin e autoriteteve përgjegjëse, por edhe për formularët e deklarimit dhe formularët e regjistrimit të konfliktit të interesit dhe për shumë çështje tjera të rëndësishme që ndërlidhen me parandalimin e shmangien e situatave të konfliktit të interesit.

Sipas dispozitave të reja të Ligjit nr. 06/l-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik (i cili ka hyrë në fuqi në Maj të këtij viti (Gazeta Zyrtare Nr. 5/2018 datë 27.04.2018), vendimet e Agjencisë Kundër Korrupsionit në lidhje me konfliktin e interesit janë përfundimtare në procedurë administrative. Por, kjo nuk nënkupton se Agjencia është autoriteti i vetëm përgjegjës për parandalimin dhe zgjidhjen e situatave të konfliktit të interesit. 

 

 

 

Kthehu tek lajmet tjera