''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

371 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 December 2013

AKK publikon deklarimin e pasurise se zyrtareve me marrjen e detyres dhe pas largimit nga funksioni prill- nentor 2013

Prishtinë, 18 dhjetor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit publikoi sot raportin i cili pasqyron saktë procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik me marrjen e detyrës zyrtare si dhe deklarimin pas largimit nga pozita e zyrtarit të lartë publik që përfshin periudhën e pas deklarimit të rregullt vjetor, prill - nëntor 2013. 

Për sa i përket deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë me marrjen e detyrës AKK ka pranuar njoftimin se 173 zyrtar të lartë publikë janë emëruar si zyrtar ri apo kanë ndërruar pozitat e tyre. Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës 172 apo 99.42 % kanë përmbushur këtë obligim ligjor ndërsa 1 apo 0.57 % nga numri i përgjithshëm nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor. (shkarko raportin si PDF) 

Ndërkaq deklarimin e pasurisë pas largimit apo shkarkimit nga funksioni nga numri i përgjithshëm prej 106 zyrtarëve të lartë publik e kanë bërë 98 apo 92.45 % ndërsa 8 apo 7.55 % nga numri i përgjithshëm nuk e kanë deklaruar pasurinë. (shkarko raportin si PDF)


Deklarimet e pasurisë për zyrtarët e lartë janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë në internet www.akk-ks.org , ndërsa zyrtarët e lartë publik që nuk e kanë përmbushur këtë obligim ligjor, Agjencia do të paraqes ndaj tyre kallëzim penale në Prokurorit kompetente bazuar në ligjet në fuqi në republikën e Kosovës.


Siç dihet Ligji për Deklarimin, Kontrollin dhe prejardhjen e Pasurisë të zyrtarëve të lartë Publik e parasheh që deklarimi i vjetor i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik duhet të bëhet tek Agjencia kundër korrupsionit gjatë periudhës 01-31 mars. Ndërkaq të gjithë zyrtarët që marrin funksione të reja publike ( që parashihen zyrtar të lartë me këtë Ligj) apo edhe pas largimit apo shkarkimit nga funksioni duhet ta bëjnë deklarimin e pasurisë brenda 30 ditëve pas marrjes së pozitës, largimit apo shkarkimit prej saj.

Kthehu tek lajmet tjera