Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

354 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 November 2017

Drejtori z. Havolli pret Udhëheqësen e Zyrës së BE-s znj. Nataliya Apostolova

Në këtë takim z. Havolli njoftoi znj. Apostolova për mandatin e Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për punën dhe prioritet e këtij institucioni drejt fuqizimit të mekanizmave kundër korrupsion në vend për të qenë sa më efikas në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

z. Havolli foli për ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore dhe forcimin e politikave ndëshkuese për fuqizimin e shtetit të së drejtës. Po ashtu, z. Havolli falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në për përkrahjen e vazhdueshme përmes projekteve dhënë Agjencisë në përmirësimin e kornizës ligjore dhe ngritjen e kapaciteteve administrative.

Znj. Apostolova vlerësoi rezultatet dhe punën e Agjencisë dhe njëkohësisht konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme që do ta ketë në të ardhmen Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të politikave efikase për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Kthehu tek lajmet tjera