Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

1399 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 June 2017

Enis Sadiku nderohet me mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike

Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 23 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Zyrtari i Lartë për Mbikëqyrjen e Pasurisë dhe Dhuratave në Agjencinë Kundër Korrupsionit, z. Enis Sadiku, është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Administratës Publike.

Enis Sadikut i është akorduar kjo mirënjohje “për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitet 2016/2017”.

Enis Sadiku është pjesëtar i Agjencisë Kundër Korrupsionit që nga viti 2010. Gjatë kryerjes së funksioneve të tij në kuadër të Agjencisë, z. Sadiku është shquar për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij në mbikëqyrjen e pasurisë dhe dhuratave së zyrtarëve të lartë publik.

Kthehu tek lajmet tjera