Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1397 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 June 2017

Ekspertët e Këshillit të Europës prezantojnë metodologjinë për menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit

Prishtinë, 19 qershor – Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit morën pjesë në prezantimin e metodologjisë për menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit të përgatitur nga ekspertët e Këshillit të Europës.

Në kuadër të prezantimit theksi është vënë te roli i metodologjisë për menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit. Gjatë prezantimit të metodologjisë janë paraqitur edhe praktikat më të mira në zhvillimin e metodologjive për parandalimin e korrupsionit në sektorin publik dhe është diskutuar për rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit si institucion udhëheqës.

Drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli ka thënë se ekspertiza e Këshillit të Europës në përcaktimin e metodologjisë për menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit është shumë e rëndësishme për faktin se institucionet e Kosovës janë aktualisht në proces të plotësimit dhe ndryshimit të legjislacionit kundër korrupsionit. Prandaj, përvoja e sotme është me shumë vlerë për Agjencinë në mënyrë që të krijohet një njësi në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit përgjegjëse për hartimin dhe përgatitjen e analizave të ndryshme për vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në Kosovë, ka thënë ai.

Ekspertiza e Këshillit të Europës është siguruar përmes fazës së dytë të projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK II) që zbatohet nga Këshilli i Europës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera