Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1391 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 April 2017

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka organizuar sot një ligjëratë për studentët e IBCM - International Business College Mitrovica (Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë)  mbi fushë veprimtarinë dhe punën e Agjencisë dhe mekanizmin e luftës kundër korrupsionit në Kosovë.

Ligjërata me studentët e IBCM është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për zgjerimin e partneritetit me institucionet akademike, e që kanë për synim rritjen e standardeve profesionale përmes një bashkëpunimi të planifikuar.

Drejtorët e departamenteve z. Blerim Kelmendi dhe z. Afrim Atashi kanë informuar grupin e studentëve mbi misionin, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, praktikat dhe procedurat e punës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera, por edhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në kryerjen e detyrave brenda përgjegjësive të përcaktuara me ligj.

Gjatë seancës së pyetjeve për udhëheqësit e Agjencisë, studentët janë interesuar për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, bashkëpunimin me institucionet e tjera, procedurat hetimore, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve,  si dhe për kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet rastet e dyshuara të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera