''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1389 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 April 2017

Më shumë se 98 përqind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 11 prill 2017 - Më shumë se 98  përqind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre komfor  Ligjit për Deklarimin e pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

 

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë figuruar 4498 zyrtarë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre  4421 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë që në përqindje të saktë i bije 98.3 %.

 

Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë  47 zyrtar të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye dhe, 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

 

Gjatë regjistrimit të formularëve në lista mundë të ketë ndodh ndonjë lëshim teknik për shkak të numrit të madh të pranuar ditëve të fundit dhe, në rastet kur vëreni ndonjë lëshim teknik ju lutemi që sa më parë të kontaktoni në numrin 038 518 912 ose 200 10 731 me qëllim të evitimit të gabimeve teknike.

 

Më po ashtu mund të shkarkoni:

 

Tabela e procesit të deklarimit të pasurisë

 

Lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, lista e zyrtarëve që kanë deklarimit pas afatit, si dhe lista e zyrtarëve  që nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye.

Kthehu tek lajmet tjera