Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1388 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 April 2017

AKK organizon ligjëratë për studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës (AUK)

Agjencia Kundër Korrupsionit ishte sot nikoqire e një grupi studentësh nga Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) me ç'rast është organizuar një ligjëratë mbi fushë veprimtarinë dhe punën e Agjencisë.

Drejtorët e departamenteve z. Blerim Kelmendi dhe z. Afrim Atashi kanë informuar grupin e studentëve mbi misionin, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, praktikat dhe procedurat e punës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera, si: policia, prokuroritë, organet rregullative dhe mbikëqyrëse të prokurimit, etj., por edhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në kryerjen e detyrave brenda përgjegjësive të përcaktuara me ligj.

Gjatë seancës së pyetjeve për udhëheqësit e Agjencisë, studentët janë interesuar për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, mënyrën e nisjes së një hetimi, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve, bashkëpunimin me institucionet e tjera, si dhe për kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet të gjitha rastet e dyshuara të korrupsionit.

Ligjërata me studentët e Universitetit Amerika të Kosovës është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për zgjerimin e partneritetit me institucionet akademike që kanë për synim rritjen reciproke të standardeve profesionale përmes një bashkëpunimi të strukturuar.

Kthehu tek lajmet tjera