''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1387 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 April 2017

AKK dhe Prokuroria e Shtetit bashkërendojnë veprimet përpara trajtimit të rasteve të mos-deklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë

Prishtinë, 5 prill 2017 – Stafi drejtues i Agjencisë Kundër Korrupsionit në krye me drejtorin z. Shaip Havolli ka zhvilluar sot një takim pune me udhëheqësit e lartë të Prokurorisë së Shtetit. Ekipi i Agjencisë është mirëpritur nga Prokuroja e Shtetit z. Laura Pula, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore z. Ymer Beka dhe Kryeprokurori i Apelit z. Haxhi Dërguti.

 

Takimi është realizuar në vazhdën e punës intensive për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe bashkërendimit të veprimeve në fushat e kompetencave të ndërthurura, e në veçanti për bashkërendimin e punës në trajtimin e rasteve që ndërlidhen me mos-deklarimin dhe deklarimin e rrejshëm të pasurisë së zyrtarëve publik në kuptim të nenin 437 të Kodit Penal.

 

 

Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Shteti kanë shprehur interesin dhe zotimin për vazhdimin e takimeve të karakterit bashkërendues edhe në të ardhmen me qëllim të eliminimit të çfarëdo paqartësie në trajtimin e rasteve të sipërpërmendura, por edhe në zbërthimin e hollësishëm të dispozitave të caktuara të Ligjit për deklarimin e pasurisë.

Kthehu tek lajmet tjera