Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1382 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 March 2017

Ambasadori i Zvicrës Jean-Hubert Lebet konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 21 mars 2017 – Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit,  z. Shaip Havolli priti sot në një takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Jean-Hubert Lebet.

 

Në këtë takim z. Havolli njoftoi diplomatin zviceran mbi misionin, rolin dhe kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat me të cilat po përballen drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit. Ai me këtë rast vuri theksin te nismat e Agjencisë në forcimin e politikave dhe plotësimin e kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një hallkë e rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës. Drejtori Havolli ka falënderuar z. Lebet për mbështetjen e pakursyer teknike, profesionale dhe financiare të Konfederatës Helvetike për Agjencinë Kundër Korrupsionit të realizuar përmes projektit SAEK II[1] që administrohet nga UNDP, si dhe për kontributin në forcimin e mekanizmit institucional në luftën kundër korrupsionit.

 

Nga ana e tij, ambasadori Lebet i ka garantuar z. Havollit vazhdimësinë e mbështetjes së pa rezervë në punën dhe angazhimet e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë e qeverisë zvicerane për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të politikave efikase kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj.

Kthehu tek lajmet tjera