''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1375 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 February 2017

Agjencia kundër korrupsionit organizon bashkëbisedim me mediat dhe shoqërinë civile

Prishtinë, 21 shkurt 2017 – Agjencia Kundër Korrupsionit organizoi të martën një bashkëbisedim me përfaqësuesit e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile me qëllim të krijimit të një kohezioni shoqëror në luftimin e korrupsionit që do të shërbente si katalizatorë për reforma dhe veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky bashkëbisedim vjen një ditë pas nisjes zyrtare të punës në hartimin e strategjisë kombëtare kundër korrupsionit ku janë përfshirë një spektër i gjerë i institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.

 

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli i njoftoi të pranishmit për aktivitetet Agjencisë, angazhimet për plotësimin e kornizës ligjore, perspektivën e fuqizimit të saj dhe modalitetet e bashkëpunimit të të gjithë hisedarëve, duke përfshirë edhe sektorin e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

 

“Korrupsioni nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm një çështje e legjislacionit. Lufta kundër korrupsionit është një luftë që bëhet në disa fronte; është një çështje që i takon shoqërisë dhe vullnetit të saj për ta luftuar atë. Për të bërë ndryshime në luftën kundër korrupsionit, para së gjithash është i nevojshëm një bashkëpunim dhe bashkërendim veprimesh me të gjithë aktorët”, tha z. Havolli.

 

Në ekspozenë e tij mbi rolin e aktorëve kyç në luftën kundër korrupsionit, eksperti slloven dhe anëtari i Akademisë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit z. Drago Kos tha se mediat dhe shoqëria civile “janë një platformë e fuqishme ku qytetarët mund t’i shprehin mendimet e tyre dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që janë në pushtet”. Ai shtoi se mediat dhe shoqëria civile kanë të gjitha atributet për të qenë katalizatorë për reforma dhe veprime në luftën kundër korrupsionit.

 

 

Gjatë seancës së diskutimeve, të pranishmit patën mundësi që të sheshojnë një sërë çështjesh përkitazi me funksionimin dhe rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, fushë-veprimtarinë, efikasitetin dhe transparencën, por edhe modalitetet e bashkëpunimit të Agjencisë me mediat dhe shoqërinë civile.

Kthehu tek lajmet tjera