Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1374 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 February 2017

NIS PUNA NË HARTIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT 2018-2022

Prishtinë, 20 shkurt 2017 – Në përputhje me kompetencat ligjore, Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur sot procesin e hartimit të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit për periudhën pesëvjeçare 2018-2022. Grupi punues të cilit i është besuar detyra e  hartimit të këtij dokumenti strategjik për luftën kundër korrupsionit në përbërjen e vet përfaqëson një spektër të gjerë të institucioneve qendrore dhe lokale dhe të shoqërisë civile.

 

Në fjalën e mirëseardhjes Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli, ka vënë theksin te domosdoshmëria e të pasurit një dokument strategjik cilësor, por edhe te pesha e momentumit politik për shfaqjen e rezultateve bindëse në luftën kundër korrupsionit.

 

“Puna që po nisim sot kalon kornizat e një aktiviteti të rëndomtë dhe merr premisat e një dokumenti me interes kombëtar jo vetëm për rekomandimet nga MSA-ja, Raporti i Progresit apo edhe liberalizimin e vizave, por edhe për faktin se javën që shkoi, Kuvendi i Kosovës miratoi Agjendën për Reforma për Integrime Europiane dhe lufta kundër korrupsionit është me rëndësi jetike në përmbushjen e kësaj agjende”, tha z. Havolli.

 

Drejtori i Agjencisë tha se Strategjia Kundër Korrupsionit 2018-2022 në përmbajtjen e saj duhet të udhëheqë drejt forcimit të integritetit institucional, promovimin e vlerave të qeverisjes së mirë dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve karshi institucioneve të shtetit, dhe për këtë kërkoi një bashkëpunim dhe bashkërendim serioz ndërinstitucional. Z. Shaip Havolli u zotua për ndihmë të pakursyer, mbështetje të plotë dhe bashkëpunim pa rezerva për secilin institucion.

 

Pjesëmarrësit në takim nënvizuan nevojën për vendosjen e objektivave të qartë, të saktë dhe lehtësisht të matshëm, si dhe nevojën për një rol më aktiv të organizatave të shoqërisë civile në mbikëqyrjen e zbatimit të Strategjisë dhe planeve të veprimit.

 

 

Hartimi i Strategjisë Kundër Korrupsionit 2018-2022 do të ketë mbështetjen teknike, profesionale dhe financiare të Programi të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë dhe Këshillit të Komisionit Europian.

Kthehu tek lajmet tjera