Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1372 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 February 2017

Drejtori Havolli dhe ambasadori Piero Cristoforo Sardi zotohen për bashkëpunim në angazhimet kundër korrupsionit

Prishtinë, 14 shkurt 2017 – Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit  z. Shaip Havolli priti sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Piero Cristoforo Sardi.

 

Drejtori Havolli e njoftoi diplomatin italian mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit. Ai me këtë rast vuri theksin te angazhimet e Agjencisë në forcimin e kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një aspekt të rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës.

 

Ambasadori Sardi, nga ana tjetër, e ka siguruar z. Havolli për mbështetjen e plotë të Italisë  në luftën kundër korrupsionit, por edhe  vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me agjencitë homologe në rajon dhe në Bashkimin Europian, si përmes institucioneve shtetërore italiane ashtu edhe përmes rolit të shtetit italian si kryesuese e radhës e Këshillit të Bashkimit Europian.

 

Z. Havolli ka falënderuar ambasadorin Sardi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian dhe të Bashkimit Europian gjatë presidencës italiane në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit.

 

 

Drejtori Havolli dhe ambasadori Sardi janë pajtuar se zbatimi efikas i politikave kundër korrupsionit është një element me rëndësi jetike në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kthehu tek lajmet tjera