Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1371 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 February 2017

Vijojnë përgatitjet për procesin e deklarimit vjetor të pasurisë

Me qëllim të fuqizimit së kapaciteteve të brendshme teknike dhe profesionale në fushën e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik dhe parandalimit të rasteve të konfliktit të interesit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ftuar për një cikël ligjëratash dhe diskutimesh organizatat partnere të zbatimit e rendit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Aspekte që ndërlidhen me pasuritë e paluajtshme, trashëgimisë, (mos) deklarimit të pasurisë, regjistrimit të bizneseve, deklarimit të të hyrave dhe kontrolli i tyre dhe kontrollohet e qarkullimeve bankare janë temat që do të vihen në diskutim gjatë tre ditëve me ç’rast  personeli i Agjencisë do të ketë rastin të këshillohet me drejtues të institucioneve të ndryshme, si të:  Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Gjykatës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Doganave të Kosovës, Agjencisë së Regjistrimit Civil, Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, Administratës Tatimore të Kosovës, Ministrisë së Financave dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare.

“Ky është një rast i mirë që nga dora e parë të informohemi mbi specifikat e disa operacioneve që janë me interes për Agjencinë në kuadër të ngritjes profesionale në luftën kundër korrupsionit, por edhe të forcojmë bashkëpunimin me institucionet partnere”, tha drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli.

 

Procesi i deklarimit vjetor të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik do të kryhet gjatë muajit mars (1-31 mars), me ç’rast zyrtarët e lartë publik janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre për vitin paraprak.

Kthehu tek lajmet tjera