Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1367 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 January 2017

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë dhe drejtori i AKK-së biseduan për forcimin e luftës kundër korrupsionit

“Lufta kundër korrupsionit mbetet një shqetësim serioz, por edhe  prioritet për BE-në në Kosovë ", tha Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese  e Posaçme e  BE-së në Kosovë,  në një takim me z. Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Ajo shprehu mbështetjen e plotë për punën e Agjencisë dhe theksoi nevojën për ta fuqizuar edhe më tej atë në fushën e parandalimit të  konfliktit të interesit dhe për të siguruar transparencën e financimit  të partive politike,  prokurimin publik dhe deklarimin e pasurisë. Znj.  Apostolova kujtojë  rolin e rëndësishëm të  Agjencisë që mund ta luaj në përmbushjen  e kërkesave të mbetura  për liberalizimin e vizave duke forcuar  regjistrin e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Ajo ftoi Agjencinë  që të marrë rol aktiv në zbatimin e prioriteteve përkatëse të sundimit të ligjit  të Agjendës Evropiane të Reformave të cilat  shërbejnë si një mjet për zbatimin e MSA-së.

 

Drejtori Havolli foli  për punën e Agjencisë, si dhe falënderoi zyrën e BE-së  në Kosovë për mbështetjen e saj të vazhdueshme, përfshirë këtu përkrahjen përmes projektit të BE-së për luftimin e Krimit Ekonomik që ka qëllim forcimin e kapaciteteve  institucionale të organeve  anti-korrupsion në Kosovë.  Ai bëri të ditur se rekomandimet e projektit për masat anti-korrupsion do të publikohet më 23 janar 2017.

 

Znj. Apostolova foli edhe për  takimin  e  Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri që do të mbahet më 25-26 janar 2017 këtu në Prishtinë. Ky  është një nga shtatë nën-Komisionet e  formuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Kthehu tek lajmet tjera