''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1365 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 December 2016

AKK falenderonë akterët e përfshirë në Javën kundër Korrupsionit

Java që lëmë pas, shënojë aktivitete rekorde  kundër korrupsionit, -   ku akterë të shumtë vendor e ndërkombëtar u bashkuan  në fushatën ,- “Java kundër Korrupsionit”,  për  të manifestuar  zotimin e pa rezervë të të gjithëve në përpjekjet  kundër korrupsionit në Kosovë.

 

Gjatë kësaj periudhe një javore,  janë shënuar një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve, ku ishin të përfshirë, -    Ambasada Amerikane në Kosovë, Ambasada Gjermane, Ambasada Britanike, Ambasada Zvicerane, Ambasada Holandeze dhe ambasada tjera të akredituara në Kosovë. Poashtu pjesë e këtyre aktiviteteve ishin Komisioni për legjislacion I Kuvendit të Republikës së Kosovës, GIZ,  Projekti kundër Krimit Ekonomik II i Këshillit të Evropës, UNDP, sikurse edhe organizatat e joqeveritare, -  Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP të përkrahura dhe financuara nga ambasadat dhe donator të tjerë ndërkombëtar  të përfaqësuar në Kosovë.

 

Të gjitha aktivitetet kishin për synim ngritjen e vetëdijes për format e manifestimit të korrupsionit, pasojat negative të tij dhe adresat ku duhet raportuar atë. E tërë java ka pasur mbulueshmërinë e mediave.

 

Andaj, Agjencia shfrytëzon rastin që të falënderoj të gjithë ata të cilët kontribuuan në realizimin e fushatës “Java kundër korrupsionit”,  sidhe pjesëmarrësit të cilët janë përfshirë në këto aktivitete dhe mediat që I kanë dhënë një hapësirë të madhe këtyre aktiviteteve.

Kthehu tek lajmet tjera