''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1361 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 November 2016

Drejtori i AKK-së u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie

Prishtinë, 22  Nëntor 2016 – Drejtori i  Agjencisë kundër Korrupsionit,  z. Shaip Havolli priti sot në  takimin e parë  njoftues,  Ambasadorin amerikan  në Kosovë Greg Delawie,  me të cilin bisedojë rreth angazhimeve të Agjencisë në zhvillimin e politikave kundër korrupsionit në Kosovë.

 

Gjatë këtij takimi të përzemërt, z. Havolli,  e njoftojë diplomatin amerikan me  prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti- korrupsion, ndërsa falënderojë atë për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria amerikane ka dhënë në fuqizimin e  klimës anti-korrupsion në Kosovë, dhe ndihmën që mekanizmat amerikanë u kanë dhënë institucioneve kosovare që janë të mandatuara për  zbatimin e ligjit.  Z. Havolli, përmendi  angazhimet e  skajshme  që është duke i bërë Agjencia në  forcimin e politikave  kundër korrupsionit, për të siguruar zbatueshmërin maksimale të kuadrit ligjor.

 

Nga ana e tij ambasadori Delawie  duke uruar z. Havolli për detyrën e re, i sigurojë  mbështetje të pa rezervë në punën e tij dhe angazhimeve në  luftimin dhe parandalimin  e korrupsionit në Kosovë,  që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë.  Ai po ashtu shprehu gatishmërinë, për thellimin e  bashkëpunimit dhe garantojë  përkrahje  për Agjencinë  në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejtë realizimit  me sukses të  mandatit të saj.

 

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për  fuqizimin e përpjekjeve për luftimin dhe parandalimin e   korrupsionit në Kosovë që esencialisht sigurojnë zhvillimin e një shoqërie  me vlera demokratike.

Kthehu tek lajmet tjera