Sot, shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, u takua me drejtorin e ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Z. Shaip Havolli. Të dy krerët shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ekzistues, ndërmjet Agjencisë dhe EULEX-it, ndërkohë që Z. Havolli ka prezantuar qëllimet kryesore të Agjencisë për të ardhmen, si dhe sfidat me të cilat përballet në punët e përditshme të saj.